• May 14, 2019
Blog

“Kalipso” përfaqëson një komunitet të ndërtuar për qëllim organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve turistike në vend, gjithashtu zbulimin dhe eksplorimin e destinacioneve te shumta që ofron territori Shqiptar.

 

Të gjithë udhërrëfyesit turistikë mund të regjistrohen në faqen e Kalipso-s, të krijojnë profilin e tyre dhe të postojne të gjitha udhetimet që ata mund te kryejnë. Ajo çka Kalipso u ofron, është një platformë për menaxhimin e tureve dhe udhëtimeve, kalendarit, turisteve, vendnodhjeve etj. E gjithë kjo sjell një eficencë të lartë në punën e udhërrëfyesit duke i dhënë atyre më shumë hapesirë për tu zhvilluar me tej në profesionin e tyre. Lehtësisht çdo udhërrëfyes mund të lidhë profilin e tyre me një operator për menaxhim më të lehtë të udhetimeve ose të operojë në menyrë individuale. Në çdo rast ngarkimi i te dhënave dhe detajeve (p.sh. certifikimi, gjuha, territori etj.) mund të bëhen nga paneli i menaxhimit. Kalipso u jep mundësinë gjithashtu të gjithë udhërrëfyesëve të punesohen në mënyrë individuale për udhetime të personalizuara sipas turisteve.

 



Për turistët, Kalipso është një dritare e madhe me mundësi të shumta destinacionesh të cilat ata mund ti vizitojne e ti eksplorojne. Turistët kanë mundësi të krahasojnë udhëtimet dhe të zgjedhin atë çfare u përshtatet më shumë. Çdo udhëtim shoqerohet me info të detajuara mbi rrugëtimin, atë çfarë është e përfshirë, dhe cfarë duhet të marrin me vete, në menyrë që të jenë sa më të përgatitur. Turistet mund edhe të “punësojnë“ një udhërrëfyes në udhetimin që ata mendojnë të kryejnë, dhe keshtu ata kanë gjithmonë dikë që i shoqeron dhe kujdeset që udhetimi të shkoje sa më mbarë.

 

Shërbime të besuara

 

Kalipso ndihmon ne nje udhëtim të lehtë, të kënaqshm dhe të sigurt. Ne verifikojmë profilet dhe listat personale, në mënyrë që të udhërrëfyesit dhe të turistët të mund të komunikojnë me siguri dhe të Kalipso të jetë një platformë të besueshme.

 

Ekipi ynë i mbështetjes së perdorueseve qëndron në 24 orë për të ndihmuar në rast se ka ndonjë pyetje.

Let's Work Together

Need a successful project?

Estimate Project
Computer
  • Comments
  • Comments
  • Comments
  • Comments
  • Comments
Contact Information

Tirane, Albania
Rr. Bardhok Biba, Tirana DC

Our customer care is open from Mon-Fri, 10:00 am to 6:00 pm +355 69 246 3979
Find us here